Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Durrësin, Igli Cara është shprehur se më 14 maj është shansi për të ndëshkuar me votë arrogancën qeverisëse.

igli cara2

Ai deklaroi se banorët e Durrësit prej vitesh po shpërfillen nga qeveria, dhe me votën e tyre në zgjedhjet lokale kanë mundësinë për të “për të refuzuar mashtrimet dhe manipulimet me investime elektorale që revoltojnë çdo njeri të ndershëm”.

igli cara

“14 maji është shansi për të ndëshkuar me votë arrogancën qeverisëse dhe shpërfilljen shumë vjeçare ndaj banorëve të Durrësit. Është edhe mundësia për të refuzuar mashtrimet dhe manipulimet me investime elektorale që revoltojnë çdo njeri të ndershëm. Në 14 maj bëjmë ndryshimin. Qyteti je ti!”, shkroi Ilgi Cara një postim në Facebook, ku publikoi edhe foto nga takimi me qytetarët durrsakë.

igli cara1

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re