Skip to content

“Dush i ftohtë” në Spanjë, moti i lig merr tri jetë

50408997 303

Spanja është mbërthyer nga moti i lig që nga dita e djeshme, kur vërshimet dhe erërat e forta rezultuan fatale për së paku tre persona.

Autoritetet kanë alarmuar banorët e zonës Caudete në afërsi të Valencias, dhe evakuimi i shpejtë i banorëve me helikopter po konsiderohet si opsioni më i mirë.

Dëmet e raportuara ende nuk janë vlerësuar përfundimisht, por llogaritet se kanë prekur rreth 80% të popullsisë së rrethit të Valencias.

Moti i këtillë është tipik i shtatorit, edhe pse Spanja ka klimë tropikale që mbizotëron për shumicën e vitit. Fenomeni njihet si “la gota fria” apo, “dushi i ftohtë”.