Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka pranuar kërkesën e kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani për t’i dhënë disa ditë kohë në lidhje me kërkesën e paraqitur nga presidenti Ilir Meta për të larguar si anëtar i Gjykatës së Lartë.
Mbledhja e radhës e KLGJ mund të mbahet të martën edhe pse nuk ka një datë fikse. Dvoranit i ka mbaruar mandati që në 2014, por ka qëndruar në detyrë prej vakuumit në Gjykaten e Larte, derisa mbeti dhe si anëtari i vetëm i saj si pasojë edhe kreu i KED.
Nëse KLGJ ia pranon këtë kërkesë, atëherë Dvorani duhet të largohet edhe si kryetar i KED-së. Një ditë më parë kreu i KED-së u takua edhe me ambasadoren amerikane Yuri Kim.
