Numri dy i socialistëve Damian Gjikunuri thotë se mes partisë së tij dhe asaj demokratike që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj nuk kishte asnjë marrëveshje që vota pro për Ledio Brahon si Avokat i Popullit të këmbehej me atë pro për Ardian Dvoranin si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

 

Në seancën e fundit parlamentare për 2022 nuk u arritën 84 votat e nevojshme për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit. Mes dy kandidatëve, Altin Goxhaj dhe Ledio Braho, ky i fundit  i preferuari i grupimit të deputetëve mbështetës të Enkelejd  Alibeaj u rrëzua nga socialistët me argumentin se është zgjatim i strukturave të Partisë Demokratike.

 

DAMIAN GJIKNURI

 

SEKRETAR I PERGJITHSHEM, PS

 

Shumë i politizuar dhe le të themi është si një zgjatim i zyrës së Partisë Demokratike, në të gjithë aktivitetin politik të saj. Kështu do të përkthehej edhe pozicioni i tij në të qënurit Avokati i Popullit.

 

Po aq Partia Socialiste thotë se mes kandidatëve për anëtarin e nëntë dhe të fundit të “Kushtetueses” nuk  është bërë asnjë përpjekje që të ishte Ardian Dvorani. Të shpallurin “Kampion i Drejtësisë” nga Departamenti Amerikan i Shtetit  e votuan vetëm 14 deputetë.

 

DAMIAN GJIKNURI

 

SEKRETAR I PERGJITHSHEM, PS

 

Kur ka një renditje nga KED, e cila mund të përmbyset vetëm me 84 vota, qasja jonë ka qenë që të mos bëjmë përpjekje, për të bërë vota për të përmbysur një renditje të një organi që ka gjykuar më të drejtë nga ana profesionale jashtë ndikimit politik siç është KED.

 

Katë muaj nga vendoret e majit, ky është parashikimi i Damian Gjiknurit.

 

DAMIAN GJIKNURI

 

SEKRETAR I PERGJITHSHEM, PS

 

Parti Socialiste e ka të pamundur të zbresë nën 40 bashki.

 

Ende pa zyrtarizimin e kandidatëve për kryebashkiakë nga kryesocialisti Edi Rama, Damian Gjikunri shpall fitoren e PS në Elbasan, qark të cilin e drejton vete.

 

DAMIAN GJIKNURI

 

SEKRETAR I PERGJITHSHEM, PS

 

Partia Socialiste do të fitojë. Z. Boçi nuk përfaqëson asgjë të re, ka qenë kryetar i PD, ka qenë ish pushtetar, është një figurë mbi 20 vjet që qarkullon në politikën e Elbasanit. Mos harrojmë ka humbur zgjedhjet e vitit 2007 kur Partia Demokratike ishte në qeveri.

 

Në Shkodër, Benet Becin e vlerëson si një kandidaturë të mundshme duke lënë të kuptohet që ndryshe nga vendoret e pjesshme të 6 marsit, në 14 maj kandidatët për kryebashkikë do të kërkohen edhe nga rradhët e deputetëve.

 

DAMIAN GJIKNURI

 

SEKRETAR I PERGJITHSHEM, PS

 

Beneti është një kandidaturë jashtëzakonisht e mirë, një kandidaturë që do t’i bënte nder Shkodrës. Nuk është se me këtë do të konfirmojë që do të jetë Beneti pasi Z. Beci si shumë kandidatë të tjerë do t’i nënshtrohen një procesi konsultues.