Me 6 vota pro dhe 4 kundër, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur që të largojë përfundimisht Ardian Dvoranin nga gjykata e lartë.

Me debate të forta mes anëtarëve, KLGJ ka shpallur perfundimin e mandatit te gjyqtarit Dvorani, duke i ofruar nje vend në Gjykatën e Apelit.

Relatorja Marsela Shehu është shprehur se Dvoranit i ka mbaruar afati kushtetues dhe sipas saj qëndrimi i tij në detyrë cënon parimet e Kushtetutës.

Mendim të kundërt shfaqi Brikena Ukperaj, e cila u shpreh se detyrimi i Dvoranit për të qëndruar në Gjykatën e Lartë nuk ka mbaruar.

Por vete gjyqtari Dvorani ne nje reagim per mediat e ka cilesuar vendimin e keshillit te larte gjyqesor nje gafe.

ARDIAN DVORANI

GJYQTAR

“JURIDIKISHT ËSHTË NJË GAFË E PAIMAGJINUESHME. POR DUHET TË SHIKOJ ÇFARË DO TË KATRANOSIN NË ARSYETIM.

REFORMA E DREJTËSISË KA ENDE RRUGË TË GJATË PËR TË PROVUAR QËLLIMIN E MIRË TË SAJ. VOTIMI KA QËNË 6 ME 4“

Ishte presidenti i Republikes Meta i cili ne muajin mars i kerkoi keshillit te larte gjyqesor largimin e Dvoranit nga gjykata e larte pasi mandati i tij kishte perfunduar dhe me emerimin e 3 anetareve te rinj ne kete gjykate ishte plotesuar edhe kushti i zgjedhjes se pasardhesit.

Ajo qe mbetet per tu pare eshte nese pas largimit nga gjykata e Larte Dvorani do te largohet edhe nga posti i kryetarit te keshillit te emerimeve ne drejtesi. Sipas ligjit ai eshte zgjedhur ne kete keshill si perfaqesues i gjykates se larte dhe pare ne kete kendveshtrim mbarimi i mandatit si gjyqtar lidhet drejtperdrejt me mbarimin e mandatit si kryetar i keshillit te emerimeve ne drejtesi.

Por ka nje precedent ndryshe. Arta marku u zgjodh ne keshill si perfaqesuese e prokurorise se pergjjthshme, por edhe pse nuk eshte me prokurore e pergjithshme e perkohshme ajo vazhdon te mbaje postin e saj ne keshillin e emerimeve ne drejtesi.

Ky keshill eshte institucioni kryesor per plotesimin e gjykates kushtetuese. Procedurat e ndjekura gjate vitit te kaluar ne lidhje me  kandidatet per kete gjykate ishin arsyeja e perplasjes se ashper mes presidentit Ilir Meta dhe gjyqtarit Ardian Dvorani, perplasje qe u shoqerua edhe me padi ne prokurorine e posacme kunder korrupsionit.