Mjeku sportiv Mel Ostreni ka folur për vdekjen e Raphael Dwameës në fushë pak ditë më parë, në përballjen e Egnaties me Partizanin.

 

Ndonëse Dwamenëa nuk ishte pranuar në klube të tjerë europiane të luante për shkak të një problemi që kishte me zemrën, ai u pranua nga Egnatia për të vijuar pasionin e tij.

 

Ostreni, në një intervistë për emisionin Studio Sport në Vizion Plus me  Vilma Mashën ka thënë se në klubet shqiptare mungojnë mjekëst sportivë. Ai tha se të rinjtë sot nuk shfaqin asnjë interes për të bërë trajnime, teksa shton se fizioterapistët janë të vetmit që janë në skuadrat sportive.

 

“Masat janë sensibilizuese. FSHF nuk ka strukturë që të interesohet për këtë gjë, ashtu siç nuk ka edhe federata angleze apo italiane. Në Shqipëri nuk kemi mjek sportiv. Mjekët shqiptarë të rinj që janë të apaspionuar pas sportin, nuk e shohin si prespektivë mjekësinë sportive. Kemi mbetur pa mjekë sportivë sepse nuk ka shkollë. Presidentet e klubeve, blejnë lojtar dhe nuk janë në gjendje të paguajnë një mjek. Vllaznia, Partizani e Kukësi kanë mjek sportivë. Edhe Tiarana që është super ekip, nuk ka mjek por vetëm fizioterapistë.  Një mjek specialist nuk harxhon kohën dhe të rrijë pa lekë. FSHF është e përparuar në krahasim me federatat e tjera”, tha Ostreni.

 

Mjeku deklaroi gjithashtu se 3-4 sportistë në 100 mijë sportistë humbin jetën në fushë, ndaj dhe këto raste sipas të dhënave të OBSH nuk përbëjnë interes të madh global.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re