Dy aksidente në harkun kohor të 30 minutave janë shënuar në Lezhë.

 

Aksidenti i parë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Kallmet, pranë fshatit Grykë Zezë. Një motorr ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur rëndë burrë e grua.

 

Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës.

 

Ndërsa një tjetër aksident ka ndodhur në bulevardin Gjergj Fishta në Lezhë. Një çift gjerman të cilët po udhëtonin me motorr kanë humbur kontrollin dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re