Dy aksidente me të 12 të plagosur një një gjendje të rëndë në aksin rrugor Korçë – Qafë Thanë.

 

Në të dy këto aksidente kanë ngelur të plagosur 5 fëmijë, drejtues mjetesh dhe pasagjerë që udhëtonin me këto mjete.

 

Aksidenti i parë ka ndodhur në afërsi të fshatit Gurishtë të bashkisë së Maliqit aty ku janë përplasur 3 automjete me 7 të plagosur, mes të cilëve një 5 vjeçar dhe një 14 vjeçar e tre drejtues mjetesh.

 

Vetëm një orë më vonë ka ardhur dhe aksidenti i dytë i cili ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec – Qafë Thanë në afërsi të fshatit Udenisht.

 

Sipas policise rrugore në të dyja aksident shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe parakalimet e gabuara nga drejtuesit e mjeteve, çka ka sjellë tek aksidenti i fundit 5 të plagosur, 3 prej të cilëve dhe njeri prej drejtuesve të mjeteve në gjendje të rëndë i cili është nisur drejt kryeqytetit për mjekim më të specializuar.

 

Ekspertët e qarkullimit rrugor thanë se në të shumtën e rasteve drejtuesit e mjeteve qarkullojnë me goma të konsumuara duke shkaktuar kështu aksidente të shumta në aksin rrugor Pogradec – Qafë Thanë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re