Dy aksidente të njëpasnjëshme me dy të plagosur kanë ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.

Policia njofton se, rreth orës ‪12:35‬, në rrugën “Jordan Misja”, mjeti me drejtues shtetasin E.S., ka aksidentuar këmbësorin K.Z., i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Pak minuta më vonë, rreth ores ‪12:50‬, në rrugën e “Elbasanit”, mjeti me drejtues A.M., ka aksidentuar biçiklistin G.T, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policise ndodhen ne vendngjarje dhe vijon puna per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re