Dy persona mbetën të plagosur mëngjesin e kësaj të diele në aksin rrugor Burrel – Skuraj.

Automjeti me të cilin po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi disa metra poshtë saj.

Ngjarja ka ndodhur në Shkopet në vendin e quajtur “Vabli”, në një kthesë. Nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa dy personat që ndodheshin në automjet janë dërguar për të marrë shërbim mjekësor në spitalin e Laçit.

Po në të njëjtin vend është aksidentuar gjatë natës një tjetër automjet i cili ka rënë buzë liqenit të Shkopetit.

Për fat të mirë asnjëri nga aksidentet nuk ka shkaktuar viktima, ndërsa shkak mund të jetë bërë lagështia në rrugë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re