Dy aksidente kanë ndodhur në harkun kohor të pak minutave në rrugët e qarkut të Lezhës.

 

Një automjet me të cilin udhëtonin 3 vajza doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal me ujë në rrugën e Shënkoll-Tale. Të ndihmuar dhe nga banor të zonës, është bërë e mundur nxjerrja e vajzave nga makina, duke u shpëtuar jetën.

 

Ndërkohë pak minuta më vonë, një tjetër aksident ndodhi në rrugën e Kunes në Shëngjin, ku një automjet u përplas me një motoçikletë. Për pasoje mbeti i plagosur drejtuesi i motoçikletës i cili është dërguar me urgjence në spitalin e Lezhës.

 

Për të dy aksidentet policia nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave te tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re