Prokuroria e Tiranës, gjatë seancës së sotme, ka kërkuar që dy AMG-të e djalit të pastrueses, që dyshohet se u blenë me paratë e vjedhura në banesën e Alda Klosit, t’i kalojnë shtetit.

Gjithashtu është kërkuar gjithashtu heqja e sekuestros për llogaritë bankare të Rozeta Dobit dhe bizhuteritë e vjedhura t’u kthehen personave që u janë marrë.

Ndërsa avokati i pastrueses Rozeta Dobi, e cila mori një shumë prej rreth 500 mijë euro në banesën e ish-zyrtares së shtetit dhe i fshehu në tubat e aspirimit, ka kërkuar që ajo të lirohet nga qelia.

Sipas përfaqësuesit ligjor, Rozeta Dobi i ka vdekur bashkëshorti dhe duhet të kujdeset për djalin e saj.

“Jemi treguar bashkëpunues dhe jemi arsyeja pse u zbulua gjithë ngjarja. Ata kanë edhe një fatkeqësi, ka ndërruar jetë bashkëshorti i Rozeta Dobit dhe ajo duhet te kujdeset për djalin. Kërkojmë dënimin në minimum dhe pezullim të dënimit me burg.

Ajo do të jete e gatshme të bashkëpunojë me drejtësinë, ajo ndihet e penduar për atë që ka bërë. Ne kërkojmë që çdo pasuri e deklaruar para datës së vjedhur ti kthehen Rozeta Dobit”, u shpreh avokati.

LEXONI EDHE: Grabitja e mbi 500 mijë euro në banesën e ish-zyrtares! Prokuroria jep pretencën, ja sa vite burg u kërkua për Alda Klosin, pastruesen Rozeta Dobi dhe djalin e saj

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re