Dy nga pjesëtarët e familjeve të infektuara në Shkodër janë dërguar në Tiranë me moshat përkatëse 66 dhe 78 vjeç, pasi kanë shfaqur shenja të rënduara.
Ndërsa pjesa tjetër e familjarëve janë në gjendje të stabilizuar. Nga ana tjetër, vazhdon hetimi epidemiologjik mbi kontaktet e tjera të dyshuara.
Shkodra të premten pati numrin më të lartë të të infektuarve në 24 orët e fundit, plot 12 të tillë. Këto raste janë identifikuar në dy rrethe familjare, mes tyre është dhe një fëmijë 13-vjeçar, që janë identifikuar falë gjurmimit të rasteve të kryera nga epidemiologët ne terren.
