Të dielën, më 19 tetor, në orën 12:00, dy autorët e përfshirë në vrasjen e dyfishtë në kampingun në Finikounda të Greqisë më 5 tetor, do të japin deklaratat e tyre.
Dy 22-vjeçarët e arrestuar akuzohen për vrasjen e pronarit grek të kampingut, 68 vjeç dhe punëtorit të tij shqiptar, 62 vjeç, të cilit i kishte lënë edhe gjysmën e pasurisë.
Mediat greke raportojnë se pritet që të rinjtë të kërkojnë falje të dielën, teksa sot iu dha kohë nga Gjykata e Kalamatës që të përgatisnin deklaratën mbrojtëse.
Prokuroria, kundër autorit kryesor të dyshuar, përfshin akuza për bashkëfajësi në vrasje seri, bashkëpunim në dy tentativat e kaluara (shantazhi) dhe posedim e përdorim të paligjshëm të armëve.
Kurse për bashkëpunëtorin e tij, akuzat përfshijnë nxitje për vrasje, mbajtje dhe përdorim të paligjshëm të armëve dhe nxitje fizike në dy tentativat e kaluara, informon “Protothema”.
Avokati i një prej të arrestuarve tha se klienti i tij nuk ka përdorur armë dhe as ka qëlluar, teksa synim ishte shantazhi për zhvatje të parave.
Një person i tretë, që mund të jetë organizatori, dyshohet se është i përfshirë gjithashtu në krimin e dyfishtë.
