Dy shtetas britanikë u kapën në aeroportin e Rinasit në datë 20 maj të këtij viti pak me disa pajisje të dyshimta që alarmuan sigurinë e aeroportit.

Duke qene se ishte vetëm disa ditë para ndeshjes Roma-Feyenoord, siguria ishte në gjendje gatishmërie dhe kur kanë hasur në pajisjet e pazakonta menjehrrë kanë vendosur të shoqerojnë dy shtetasit britanikë.

Bëhet fjalë për P.T 61 vjeç dhe C.M 46 vjeç, të cilët pas verifikime përkatëse janë lënë të lirë dhe kanë vijuar itineraririn e tyre. Gazetari i Fax News, Eduart Halili raporton se nga Policia i është bërë me dije se bëhet fjalë për pajisje radio të cilat britanikët i përdornin për komunikim të brendshëm.

Në dëshminë e tyre, dy britanikët kanë bërë me dije se ata merren me radio amatore, në këtë mënyrë duke rrezuar dyshimet se pajisjet ishin për përgjim.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re