Një 34-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi në autobusin që ai drejtonte është gjetur drogë.

 

Autobusi i linjës Sarandë-Athinë është ndaluar sapo ka kaluar Kakavijën në vendin e quajtur Kallpaq.

 

Sipas informacioneve policore në bagazhin e autobusit janë gjetur 2 çanta që përmbanin 16 pako me 97 kg 750 gram marijuanë. Po kështu u sekuestruan 955 euro, 2 dollarë, leje qarkullimi, 2 celularë.

 

Gjithashtu policia ka bërë me dije se autobusi është në pronësi të një kompanie shqiptare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko