Bianka mendoi të largohet për pak minuta ndërsa e bija, Shejla ndodhej në parkun e lojërave e aty pranë ishin dhe dy qentë e komshiut. 4 vjeçarja kishte qëndruar dhjetëra herë me dy qentë shtëpiakë dhe e ëma mendoi se asgjë nuk do të ndodhte.

Kur ajo u kthye pak minuta më vonë, vajza dhe qentë nuk ndodheshin aty. Për të mos futur veten në panik, kjo nënë mendoi se e bija kishte kërkuar të luante syllambyllazi. Por minutat u bënë orë dhe gruaja iu drejtua policisë. Nisën kësisoj kërkimet për të gjetur 4 vjeçaren.

Nata u mbyll pa sukses. Qentë u rikthyen dhe u gjendën, por jo e mitura. Dhjetëra personave të ekipeve të kërkim shpëtimit nisën t’i bashkohen dhe qytetarët e komunitetit, për të mbuluar sa më shumë terren në pyllin e dendur me pemë.

E pikërisht valë një vullnetari që doli për të kërkuar vajzën, kjo e fundit mundi të gjendej dy ditë pasi humbi.

“Mesa duket vajza ishte shtrirë në tokë. Një vullnetar pa vetëm momentin kur vajza kishte ngritur kokën. Fatmirësisht ai po shihte në atë moment në drejtimin e duhur, pasi nëse do të shihte në drejtim tjetër, do të ishim ende duke kërkuar për vajzën”-shpjegoi një oficer i policisë.

Vajza ishte e dehidratuar, konfuze dhe e frikësuar. Kur familja mori lajmin se më në fund vogëlushja e tyre ishte gjetur, nëna vrapo drejt vendit ku ishte pikasur vajza dhe e përqafoi, një moment që përloti shumë persona.

“Shumë nisën të brohorasin e bërtasin, të gjithë ishim shumë të gëzuar”-shpjegoi një prej vullnetareve që kishte dalë në terren për të ndihmuar me gjetjen e 4 vjeçares.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re