Kreu i Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi ka rezultuar pozitiv me Covid 19.

Mësohet se Golemi ka shfaqur shenja të sëmundjes, dhe është izoluar në banesë, ku do të jetë i detyruar të qendrojë të paktën dy javët e ardhshme.

Gjatë gjithë këtyre ditëve Golemi ka pasur takime të shpeshta me qytetarët dhe me mbështetësit e partisë, ku siç shihet dhe në foton e mëposhtme, dy ditë më parë ka folur dhe pa maskë në një ambient të mbyllur.

Është bërë e rrugës në fakt, që vetë zyrtarët e shtetit, që japin urdhëra dhe kërcënojnë me gjoba qytetarët, vetë flasin pa maskë edhe në ambiente të mbyllura.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re