Kryeministri Edi Rama ka thërritur në një mbledhje të gjithë kryetarët e bashkive në vend, që drejtohen nga përfaqësues të PS-së.

Nuk dihet ende nëse takimi i Ramës me kryebashkiakët do të bëhet i hapur për mediat, ndërkohë që kreu i qeverisë mblodhi dje dhe drejtuesit e policisë ku nuk i kurseu kritikat ndaj tyre.

Ky takim i Ramës me të zgjedhurit vendorë vjen dy ditë pasi ai firmosi shkarkimin e kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe, i cili u arrestua me urdhët të SPAK-ut.

Tushe akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në dhënien e një tenderi me vlerë 24 milionë lekësh të rinj për rehabilitimin e një kanali vaditës në fshatrat e Lushnjes.

Menjeherë sapo SPAK komunikoi arrestimin e tij, Rama tha se PS nuk do të marrë askënd në mbrojtje, dhe secili prej tyre duhet të paraqitet vetë përpara drejtësisë.

I njëjti fat duket se pret secilin prej kryebashkiakëve me probleme me ligjin.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re