Ambasada shqiptare në Athin ka qartësuar se për shkak të një greve 48-orëshe të shërbimit doganor grek, kalimi në pikat kufitare shqiptaro-greke do të pezullohet nga ora 07.00 e datës 02.04.2024 deri më orën 07.00 të datës 04.04.2014.

Theksohet se kalimi i kufirit shqiptaro-grek do të lejohet vetëm për këmbësorët, pa bagazhe dhe personat me probleme serioze të shëndetit.

“Bazuar në njoftimin e përcjellë nga autoritetet e Republikës së Greqisë, bëhet me dije se, për shkak të grevës 48 orëshe të shërbimit doganor grek,:

Duke filluar nga ora 07.00 e datës 02.04.2024

Deri në orën 07.00 të datës 04.04.2014,

Shërbimi në pikat e kalimit të kufirit me Greqinë do të pezullohet.

Kalimi i kufirit do të lejohet vetëm për këmbësorët, pa bagazhe dhe personat me probleme serioze të shëndetit.

Sa më sipër, lutemi që shtetasit shqiptarë të marrin masa për udhëtimet e tyre të planifikuara.

Në rast ndryshimi të këtij vendimi, do ju informojmë me një njoftim të dytë”, njofton ambasada shqiptare në Greqi.

Shqipëria dhe Greqia kanë katër pika kalimi kufitar mes tyre: Kakavijën në Gjirokastër, Kapshticën në Korçë, Tre Urat në Përmet dhe Qafë Botën në Sarandë. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re