Ish futbollisti i Kombëtares, Andi Lila i ftuar në emisionin “Të Vaksinuarit”:

Sinqerisht të falenderoj sepse kam pasur mundësi të flas dhe në vend tjera. Por meqë jemi 2 vite nga dita e zezë për shqiptarët… nga krahu tjetër ishte një fat i mirë për drejtuesit që sot po tregojnë për banesat që po rindërtohen. Si në rastin e kryetarit të bashkisë së Shijakut. Porn ë fund fare ky është një detyrim që këta organe e kanë. Unë nuk dua të futem në debat sepse mendoj se është një proces që nuk do debat. Sa i përket nismës time po shihja shumë organizime dhe mendova po futbolli cfarë duhet të bëjë sepse shqiptarët na kanë mbështetur vazhdimisht neve.

Si kryetar i sindikatës së futbollistëve në Shqipëri mendova të bëja një ndeshje bamirësie me kryetarët e sindikatave greke, turke, italiane. Dy ditë e para mendova se po dështoja por në dy ditët e fundit kam shitur të gjitha biletat me telefon. I rindërtuam shtëpinë një ish futbollisti që ishte aksidentuar më parë, i rindërtuam shtëpinë e tij në Durrës. Kjo është një ndër krenaritë e mia.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re