BERAT- ISHSH ka mbyllur qendrën e Zhvillimit Rajonal ‘Unë jam si ju’ për fëmijët me aftësi ndryshe, duke karantinuar 46 fëmijët dhe kujdestaret.

Mbyllja e kësaj qendre ka ardhur pasi kanë rezultuar me koronavirus 2 prej kujdestareve, ndërkohë u është marrë tamponi dhe pritet përgjigja për 6 kujdestare të tjera dhe 12 fëmijë.

Qendra do të qëndrojë e mbyllur deri në një urdhër të dytë, ndërkohë është kryer dezinfektimi i ambienteve./ shqiptarja

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re