Dy familje shqiptare që jetojnë në Francë rrezikojnë të dëbohen për në Shqipëri. Por pas një thirrjeje të Lidhjes së të Drejtave të Njeriut dhe Asil’accueil 88, janë ngritur në protestë 50 persona në shenjë mbështetje dhe solidarizimi kundër dëbimit të dy familjeve shqiptare.
Ndërsa prefektura ka publikuar njoftimet për dëbimin e familjeve si dhe ka publikuar biletat e avionit.
Jean-Louis Didelot thotë se “Dy familjet që do të dëbohen kanë jetuar për disa muaj në Saint-Die dhe Epinal dhe nuk janë familje agresive apo problematike për shoqërinë. Në fakt, ne duam t’i dërgojmë ato në Suedi apo Itali, por ata e dinë se dhe atje nuk do të pranohen dhe do të përcillen për në Shqipëri”, shkruan vosgesmatin.fr.
Në mes të protestuesve ndodhet edhe një person i cili nuk dëshiron të identifikohet. Teksa ai është pyetur nga gazetarët se nëse kthehej në Shqipëri a i rrezikohej jeta ai është shprehur menjëherë ‘po’.
Didelot vijoj me tej ku u shpreh se “Ne i bëjmë thirrje prefektit të Vosges të shqyrtojnë situatën e tyre me njerëzimin dhe t’i autorizojnë ata të paraqesin kërkesën e tyre për azil në Francë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re