Skip to content

Dy fëmijët humbën jetën në aksidentin tragjik, qytetarët e Durrësit ndezin qirinj në shenjë homazhi pranë bashkisë

Capture35

Një grup banorësh nga zona e Kënetës kanë mbërritur pranë Bashkisë së Durrësit, ku kanë ndezur qirinj në kujtim të dy të miturve që humbën jetën në aksidentin tragjik të së dielës.

Karvani i makinave bllokoi përkohësisht një korsi qarkullimi në aksin përballë sheshit “Liria”, për t’u drejtuar më pas drejt shkallëve të bashkisë.

Aty, qytetarët ndezën qirinj dhe mbajtën një minutë heshtje në shenjë respekti për dy vogëlushët, të moshës 9 dhe 12 vjeç, jeta e të cilëve u ndërpre tragjikisht teksa po luanin në trotuarin pranë banesave të tyre.