Elita e futbollit evropian, Champions League, rikthehet këtë të martë me 9 takimet e raundit të katërt.

Napoli kërkon të rikthehet te fitorja pas humbjes turpëruese 6-2 nga PSV në Holandë. Ndërkohë që Arsenali ka tre fitore dhe dëshiron të vijojë formën e mirë që ka edhe në kampionat.

Në orën 21:00 do zhvillohen shtatë takimet e tjera, ku spikat padyshim Liverpool – Real Madrid dhe PSG – Bayern Munchen.

Të kuqtë po kalojnë një formë jo të mirë, por kërkojnë të surprizojnë ‘Galaktikët’ që nga ana e tyre kanë tre fitore në Champions.

Në Paris, vendasit e PSG-së do përballen me bavarezët që po kalojnë një super formë në Bundesligë. Kampionët në fuqi nuk kanë të gatshëm Doue të dëmtuar dhe Zabarnyi të ndëshkuar me kartona. Te Bayern mungojnë Davies, Ito dhe Musiala.

Sfidat e mbrëmjes së sotme në Champions League:

18:45 Napoli vs Eintracht Frankfurt

18:45 Slavia Prague vs Arsenal

21:00 Atletico Madrid vs Union St.Gilloise

21:00 Bodoe/Glimt vs AS Monaco

21:00 Juventus vs Sporting CP

21:00 Liverpool vs Real Madrid

21:00 Olympiacos vs PSV Eindhoven

21:00 Paris Saint-Germain vs Bayern Munich

21:00 Tottenham Hotspur vs FC Copenhagen

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re