Prej qindra vitesh shkencëtarët janë munduar të gjejnë një zgjidhje për kurimin e kancerit. Pavarësisht dhjetëra medikamenteve dhe metodave të kurimit nuk arritën të përfitojnë një rezultat konkret në parandalimin e vdekjeve si rrjedhojë e kancerit.
Kështu as proceset e kurimit, por as marrja e masave me anë të mbrojtësve të ndryshëm në formën e vaksinës ende nuk kanë arritur në nivele të kënaqshme. Mirëpo gjatë viteve të fundit po përjetohen zhvillime të tilla që shtojnë shpresën se vërtet një ditë kanceri do të mund të kurohet.
Njëra prej frutave që ka ndikim të drejtpërdrejtë në kurimin e kancerit quhet “Blushwood”. Dihet se enzimat e këtij fruti që formohet vetëm në pyjet me reshje të herëpashershme shiu në zonën Queensland Verior të Australisë janë faktori më i shpejtë që eliminon qelizat e tumorit, i cili bëhet shkak për formimin e kancerit.
Medikamenti i përgatitur me enzimat e këtij fruti dhe që është përdorur mbi njerëzit është “EBC-46”. Nga ana tjetër që prej vitit 2014 janë realizuar testime mbi kafshë të ndryshme. Pasi u përfituan rezultate të suksesshme këtë vit u testua mbi njerëz të sëmurë me kancer që u shprehën vullnetarë në testimin e këtij medikamenti.
Në testimet e realizuara është konstatuar se pasi medikamenti injektohet në pjesën ku gjendet kanceri, zona në të cilën përfshihet tumori errësohet plotësisht brenda një kohe prej 24 orësh. Ndërsa pas disa ditësh në atë pjesë formohet kore dhe brenda rreth një periudhe kohore prej një ose dy javësh tërësia e qelizave e prekur nga tumori zhduket totalisht. Pra medikamenti injektohet drejtpërdrejt mbi tumor dhe pas disa ditësh tumori zhduket tërësisht.
EBC-46 dha rezultate pozitive në shumicën e testimeve të kryera mbi kafshët. Ndërsa tek testimet e realizuar mbi njerëzit të cilët u shprehën vullnetarë për shërimin e sëmundjes së kancerit që bartnin vërtet është konstatuar se për një hark kohor prej 48 orësh qelizat e tumorit nisën të zhduken. Po ashtu theksohet se kjo metodë ka pasur rezultate mëse definitive në kancerin e lëkurës dhe të gjirit. Sado që ende nuk janë publikuar rezultatet e testimeve të realizuara mbi njerëzit sipas të dhënave të përfituara nga kafshët në 70% të kafshëve të sëmura me kancer tumoret e tyre janë zhdukur plotësisht.
Por le të theksojmë njërën prej anëve negative të medikamentit: Për shembull nëse kanceri është përhapur në çdo pjesë të trupit të njeriut dhe nëse këta pjesë trupore janë pjesë në të cilat nuk mund të injektohet ky medikament atëherë natyrisht që medikamenti nuk mund të përdoret.
Ditën e sotme tek disa të sëmurë me kancer nuk arrihet të zbatohet kura e kemoterapisë, në raste të tilla ndoshta medikamenti EBC-46 do të mund t’iu vijë në ndihmë. Po ashtu ky medikament mund të përdoret edhe në rastin e të moshuarve të cilët nuk do të mund të përballonin ose do e kishin të vështirë të përballonin kemoterapinë.
Le të njihemi tashmë me frutin tjetër çudibërës mbi kancerin: Papaja
Papaja, frut i cili njihet edhe si “fruti i melekëve”, është në kuptimin e plotë një luftëtar ndaj kancerit. Ndërsa emri “fruti i melekëve” dihet se i është dhënë nga Christopher Columbus. Papaja është një frut dimensional i cili ashtu siç mund të konsumohet si frut, mund të konsumohet edhe si perime. Si i tillë është mjaft i dobishëm për njeriun.
Ja cilat janë disa nga dobitë e papajas:
Pakëson vartësinë ndaj sheqerit
Sheqeri është një lëndë kimike që krijon vartësi tek njerëzit. Kjo lëndë kimike, e cila është më se e dëmshme na bën të ndiehemi vazhdimisht të uritur dhe të lodhur, po ashtu bëhet shkak për probleme të ndryshme ashtu si obeziteti.
Nëse do e përdorim frutin papaja rregullisht dhe në formë të shëndetshme do të vëmë re se ka si cilësi të pakësojë vartësinë tonë ndaj sheqerit.
Jep zgjidhje për puçrrat
Mund të shpëtoni nga puçrrat, të cilat si në aspek të shëndetit, ashtu edhe në atë të pamjes së jashtme na krijojnë shqetësim, duke përdorur maska me papaja. Me minerale dhe vitamina që ushqejnë lëkurën si vitamina C, fosfori, hekuri dhe potasiumi që përmban pengon formimin e akneve dhe pikave të zeza. Kështu na ndihmon të zotërojmë një lëkurë më të shëndetshme dhe një fytyrë më të pastër.
Lëngun e frutit papaja mund ta vendosni mbi puçrra dhe lëkurën tuaj me anë të një copëze pambuku. Pasi ta keni lënë për 15 minuta mund ta shpëlani me ujë të ftohtë. Do e vini re dallimin që në përdorimin e parë.
Forcon flokët
Shëndeti i flokëve ka qenë një pikë kyçe për bukurinë e femrës në çdo periudhë. Flokët e dendura dhe të shëndetshme na japin energji pozitive dhe vetëbesim.
Nëse çajin që do të përgatisni me gjethet e papajas do e hidhni në shampon që përdorni zakonisht do të shihni se kjo formulë do iu japë ndriçim natyral flokëve tuaj dhe se do të bëhet shkak për forcimin e rrënjëve të flokëve tuaj.
Është një frut që lufton me kancerin
Studime të ndryshme kanë konstatuar se antioksidantët e ndryshëm që gjenden në këtë frut kanë ndikim në përmirësimin e qelizave kanceroze dhe se pengojnë zhvillimin apo shtimin e tyre.
Është vëzhgur se fruti i papajas dhe gjethet e tij ngadalësojnë rrritjen e qelizave duke marrë nën kontroll ato në një kohë shumë të shkurtër, në një kohë prej 24 orësh, shkruan frekuneca.
Forcon sistemin e imunitetit
Në sajë të veçorisë që të fal energji papaja është një frut që mund të përdoret nga nënat gjidhënëse, gratë shtatzëna, fëmijët e vegjël dhe nga çdokush që ka nevojë për energji. Kështu nëse e konsumojmë në ditët pa diell kur trupi mbetet i pafuqishëm dhe pa mbrojtje kjo do të ndihmojë në forcimin e sistemit të imunitetit.
Pasi bart vitaminat A dhe C të nevojshme për një sistem të shëndetshëm imuntiteti dhe është e dobishme edhe për tretjen.



