900 familje në fshatrat Dvoran e Kamenicë në Korçë së shpejti do të kenë 24 orë ujë të pijshëm.

Kjo falë projektit për ndërtimin e ujësjellësit i cili ka nisur zbatimin në terren me një vlerë prej 2 milionë euro të financuara nga qeveria shqiptare dhe bashkia e Korçës.

Projekti përfshin ndërhyrje tërësore që nga burimet, ndërtimi i depove të reja, si dhe linjat e transmetimit nga burimet te depot e më pas edhe në çdo familje të zonës.

Kryebashkiaku Sotiraq Filo gjatë inspektimit të punimeve e quajti projektin një nga më madhorët që është duke u realizuar në fshatrat e bashkisë së Korçës në fushën e ujësjellës kanalizimeve:

Punimet për ndërtimin e ujësjellësit të ri që do të zgjidhë përfundimisht furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë për rreth 3000 banorë të dy fshatrave, janë mjaft voluminoze duke përfshirë shtrirjen e 51 km linja, nga të cilat 34 km janë tubacione kryesore dhe 17 km janë linja të brendshme si dhe të gjitha lidhjet e ujësjellësit nëpër banesa e biznese.

Por kryebashkiaku Filo thotë se bashkia e Korçës synon që të nisë ndërhyrjen në rrjetin e ujësjellësave edhe në katër fshatra të tjerë Goskovë, Shamoll, Malavec dhe Qatrom:

Punimet në ujësjellësin e ri që do të furnizojë Dvoranin dhe Kamenicën e kanë afatin e përfundimit një vit, por firma synon që ta përfundojë në muajin nëntor, për shkak edhe të kushtëve të terrenit dhe intensitetit të punimeve.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re