Dy gra muslimane të veshura me shami, të cilat u rrahën nga policia franceze të enjten e kaluar në Urën Clichy, do të bëjnë një ankesë, njoftoi avokati i tyre në Twitter.

Nabil Boudi tha se klientet e tij, të cilët iu nënshtruan dhunës policore, ende nuk mund të kapërcejnë tronditjen e incidentit, por janë të vendosur të shohin që drejtësia të vihet në vend.

Ankesa do t’i drejtohet drejtpërdrejt Inspektoratit të Përgjithshëm të Policisë Kombëtare (IGPN) për dhunë me dashje nga oficerët publikë.

Video-pamjet e sulmit treguan se policia kishte rrahur dy gra të veshura me shami për disa minuta në mes të rrugës, goditi njërën prej tyre dhe tentoi të hidhte tjetrën në tokë.

Në pamjet e tjera të marra nga një grua që kalonte aty pranë shihet se policia vazhdoi të sulmonte gratë pavarësisht paralajmërimeve nga njerëzit në vendngjarje, duke pretenduar se kanë autoritetin për t’i rrahur ato.

Pasi videoja u bë virale, shumë përdorues në rrjetet sociale komentuan se policia franceze është islamofobike.

Departamenti i Policisë së Parisit në një deklaratë pretendoi se dy gratë penguan një makinë policie të ndalonte një automjet të dyshimtë duke kaluar rrugën.

Në bazë të raporteve të dëshmitarëve, u tha se në kundërshtim me deklaratën e policisë franceze, policia ka rrahur dy të rejat, të cilat po ushtronin të drejtën e tyre të kalimit, për arsye islamofobike dhe se deklarata është “shpikur” për të mbrojtur policinë.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re