Andia Ulliri 22-vjeçarja nga Durrësi dhe mjekja Manjola Luku kryesojnë listën e PD-AN në qarkun e Durrësit duke sfiduar edhe emrat më të njohur të Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste.
Dy emrat e rinj të PD-AN nuk janë shumë larg me vota nga dy kryesuesit e Partisë Socialiste në Durrës, Rrahman Rraja dhe Lefter Koka.

Dy kryesuesit e listës së PS-së në qarkun e Durrësit, pas kryeministrit Edi Rama, kanë siguruar përkatësit: Rrahman Rraja 7514 vota dhe Lefter Koka 6686 vota. Ndërkohë dy gratë e ‘hekurta’ të PD-AN kanë arritur të sigurojnë Andia Ulliri 5463 vota dhe Manjola Luku 5653 vota.

Por kush janë dy emrat e rinjë të PD-AN. Andia Ulliri ishte një nga kandidatet më të reja në listat e Partisë Demokratike. 22-vjeçarja renditet e gjashta në qarkun e Durrësit dhe është kandidate për zonën e Krujës.

Më herët në daljet e saja publike Ulliri kishte rrëfyer se familja e saj ka qenë tradicionalisht me PD-në dhe kjo ka qënë një nga arsyet përse ajo ishte bërë pjesë e listës.

Ndërkohë hyrja në listat e PD-së të mjekes Manjola Luku është mirëpritur nga banorët e zonës të qarkut të Durrësit dhe këtë atë e kanë treguar dhe me votat e tyre. Luku renditet e para nga kandiadatët e Partisë Demokratike në Durrës, duke lënë kështu dhe emrat e vjetër të kësaj partie, sic janë Ferdinand Xhaferraj dhe Oerd Bylykbashi.

Luku gjithashtu nuk është një demokrate e re, pasi ajo është bashkëshortja e njërit prej nënkryetarëve të PD-së në Durrës, Gaz Lukut. Më herët në intervista, Luku ka thënë se në këto 8 vite qeverisje të PS-së nuk është bërë asnjë gjë për Manzën dhe rrethinat e saj, ndaj ajo e kishte pranuar pa hezitim ftesën sepse ishte e bindur se do të jetë një zë i fortë për të gjithë zonën e saj në Kuvend.

(R.G/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re