Dy grupe adoleshentësh janë konfliktuar mbrëmjen e djeshme (16 nentor) në bulevardin “Nënë Tereza’ në Tiranë

 

Ngjarja është regjistruar rreth orës 20:00. Ata janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasit K. Z., 19 vjeç, L. Gj., 19 vjeç dhe një shtetas 17 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit E. P., 20 vjeç, E. P., 20 vjeç, L. H., 19 vjeç, si dhe një të mitur 17 vjeç, të gjithë banues në Kamëz. Ditën e djeshme, rreth orës 20:00, në bulevardin “Nënë Tereza”, këta shtetas janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasit K. Z., 19 vjeç, L. Gj., 19 vjeç dhe një shtetas 17 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re