Ditën e sotme, dy grupet e PD-së kanë depozituar në Gjykatë Kushtetuese marrëveshjen me Italinë për emigrantet. Për këtë ne emër të qeverisë shqiptare, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se kjo është e drejtë e çdo kujt që ta çojë në Kushtetuese. Manja theksoi se kjo marrëveshje nuk është antikushtetuese për aq kohë sa i ka kaluar të gjitha filtrat para se të firmosej nga Rama dhe Meloni.

“Në dijeninë time qeveria italiane e ka kaluar marrëveshjen. Është një marrëveshje e cila janë bërë publike edhe arsyet e kësaj marrëveshje.

Qëndrimi i qeverisë është e drejtë e gjithë kujt ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese, por nuk ka të jetë antikushtetuese pasi i ka kaluar të gjitha filtrat përpara nënshkrimit me palën italiane.

Kjo marrëveshje sa i takon përputhshmërisë me ligjin dhe kushtetutën i ka kaluar të gjitha filtrat para se të firmosej nga Rama dhe Meloni”, tha ministri Ulsi Manja.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko