Subscribe

Edhe pse është hera e dytë që në pak se 18 muaj zyrtarit Mariel Murati i vendoset tritol në hotelin e tij, policia e Sarandës nuk ka asnjë të dyshuar.

 

Burime pranë grupit hetimor thanë se titullari i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, mohoi që të ketë konflikte me persona të tjerë.

 

Mbi dhjetë persona dëshmuan lidhur me ngjarjen , ndërsa u sekuestruan kamerat e sigurisë me qëllim identifikimin e autorëve.

 

Shpërthimi u regjistrua rreth orës 22:40 në lagjen numër katër, ndërsa lënda plasëse ishte vendosur në garazhin e hotelit. Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale.

 

Mariel Murati më herët ka mbajtur edhe pozicionin e Drejtorit të Aluiznit në qytetin e sarandës. Policia dyshon se krimi lidhet me funksionet e tij zyrtare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re