Dy ish-anëtarë të qeverisë katalone, të cilët janë arrestuar për përfshirje në referendumin për pavarësinë e rajonit nga Spanja, që ishin arrestuar pas shpalljes së pavarësisë, kanë kërkuar të lirohen pasi kanë pranuar kontrollin e Madridit mbi Kataloninë.
Avokatët e dy ish ministrave, Hordi Turulja dhe Hozepa Rulja, paraqitën në Gjykatën e Lartë Spanjolle kërkesën për lirimin e tyre, duke deklaruar se ata nuk ofruan asnjë rezistencë ndaj kontrollit të drejtpërdrejtë të autoriteteve qendrore Spanjolle mbi Kataloninë me aktivizimin e nenit 155 të Kushtetutës spanjolle./KP/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re