Skip to content

Dy javë kohë për 6 Bashkitë/ Nis sot zyrtarisht fushata për zgjedhjet e pjesshme, Basha dhe Berisha ‘masin’ forcat e brendshme

Nga kjo e shtunë nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit. Qytetarët e 6 bashkive të vendit, do të zgjedhin në 6 Mars, kryebashkiakët e tyre, për dy vitet e ardhshme, ndërkohë që me interes pritet matja e forcave mes vetë opozitës.

Sali Berisha dhe Lulzim Basha kanë dalë me kandidatë të ndryshëm në të gjitha bashkitë, dhe derimë tani të paktën në retorikën që kanë përdorur, shihen në një garë se cilët prej kandidatëve do të sigurojnë më shumë vota, brenda vetë demokratëve.

Ishte KQZ ajo që vendosi që në 19 shkurt të niste fushata, propozim ky i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Në garë për këto zgjedhje janë 20 kandidatë për kryetar bashkie, ndërkohë që këto zgjedhje do të kushtojnë 180 milionë lekë.

Sipas KQZ-së në 6 bashkitë janë të regjistruar 648.536 zgjedhës, do të ketë 13 KZAZ dhe 940 Qendra Votimi.

Kandidatët e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë dalë nën logon e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, për shkak se çështja e kryetarit legjitim të PD-së është ende në dyert e gjykatave pa një vendim.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb