“Jemi nisur për diçka të mirë, për një familje me jetimë. Po shkojmë tek familja në Përrenjas, e ata ende nuk e dinë.Jetojnë një orë e gjysëm larg Përrenjasit, e ata nuk e kanë parrë as në ëndrrën më të bukur atë që do të dhurojmë sot.”

Kështu u shpreh Elvis Naçi, teksa së bashku me Fatmën i janë drejtuar familjes Stojna, me dy jetimë. Ylli, Merjona dhe nëna e tyre Mimoza, ende nuk e dinë se i pret një surprizë e madhe.

Familja mbërrin në Përrenjas dhe i dërgojmë drejt një pallati, pa u treguar se po ngjisin shkallët në shtëpinë e tyre të re. Brenda shtëpisë familjen e presin me përqafime Elvisi e Fatma.

Merjona e beson mrekullinë e bamirësisë në momentin kur hyn brenda shtëpisë. Preket dhe sytë i mbushen në lotë. Mimoza nuk ka fjalë, i duket ende e pabesueshme se është bërë me shtëpi të re.

Elvisi: Moza e kemi parë se çfarë problemesh keni e sakrificat që keni kaluar. Vështirësitë bëjnë të vetën në jetë.

Mimoza: Unë juve ju falenderoj shumë, juve dhe ata që kanë ndihmuar.

Elvisi: Shtëpia është e mirë, do të keni dhomë ju e mami. Në fillim duket si e pabesueshme, por do të mësoheni. T’u them të drejtën, janë disa vëllezër në Angli, që u bë disa kohë që më kanë thënë për të gjetur e bërë me shtëpi të re një familje me jetimë. U thashë që do ta bënim këtë amanet në muajin e madhërueshëm të Ramazanit.

Shumë keni kaluar Mimoza, por inshallah tani po fillon një ditë e re për ty e familjen tuaj. Të ruajtë i madhi Zot.

Klikoni këtu për të parë momentet e gëzimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re