
Kartoni i Ernest Muçit do të zotërohet nga Trabzonspori shumë shpejt.
Klubi turk pretendon se shuma 1 milion euro e huazimit, do t’i zbritet 8.5 milionë eurove për të paguar më pas kartonin e plotë.
Por së fundmi, për Muçin janë duke u interesuar dy klube nga Premier League, lajm që është rikonfirmuar edhe sot, pa bërë të ditur emrat e tyre.
Trabzonspor po shqyrton një plan, që do të vlente miliona euro.
Fillimisht për të blerë kartonin e mesfushorit me tipare sulmuese, pastaj për ta shitur.
Muçi po kalon një formëshumë të mirë në Superligën turke.
Deri tani, ylli i Kombëtares ka realizuar 13 gola 6 asiste në 24 paraqitje.



