Një kopsht publik në zonën e Pallatit me Shigjeta në Tiranë është mbyllur ditën e djeshme, pasi një prej punonjësve ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lidhur me këtë fakt ka reaguar dhe kopshti privat me të njëjtin emër “4 Stinët” i cili njofton të gjithë qytetarët se kopshti i mbyllur për shkaka të Covidit është kopshti shtetëror dhe jo kopshti që ata menaxhojnë.

Njoftimi i kopshtit privat:
Ne rast se keni lexuar nje lajm neper disa media online ne lidhje me Kopshtin 4 Stinet, ju informoj sa me poshte:
Lajmi eshte i rreme. Lajmi i sakte i referohet Kopshtit SHTETEROR mbas pallatit me shigjeta ku ka rezultuar nje person prej stafit me Covid19.
Fatkeqesisht ky kopesht shteteror i eshte vene emri “4 Stinet” 5 vite me pare, ndersa ne operojme si kopesht privat me emrin “4 Stinet”, prej 20 vitesh.
Shpresoj t’ju kem sqaruar per kete situate te pakendshme dhe skandaloze per disinformimin e qytetareve.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re