Skip to content

Dy kryeqyete ballkanike, ndër dhjetë më të ndoturit në botë

Sot në mëngjes, Sarajeva dhe Shkupi janë ndër dhjetë kryeqytetet më të ndotura në botë, transmeton Anadolia.

Sarajeva regjistron indeksin e vlerave të cilësisë së ajrit si i treti më i keq në planet dhe Shkupi i shtati. Kryeqytetet e Bosnjë-Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut janë të vetmet vende evropiane, ajri i të cilëve sot është ndër më të dëmshmit për shëndetin e popullatës në Tokë.

Problem i përhershëm në Sarajevë është bllokimi i vazhdueshëm i trafikut që shkaktohet nga numri i madh i automjeteve në trafikun e qytetit, si dhe numri i madh i sobave individuale që ngrohen me lëndë djegëse të ngurta.

Autoritetet e Sarajevës kanë paralajmëruar banorët dhe i kanë ftuar ata të reduktojnë në minimum aktivitetet në natyrë dhe presin që situata të përmirësohet me ndryshimin e motit të paralajmëruar në fund të javës.

Raporti tregoi nivele alarmante të grimcave PM dhe metaleve të tjera të rënda në ajër, përveç në Bosnjë dhe Maqedoninë e Veriut, edhe në Bangladesh, Indi, Kongo, Senegal, Gana dhe Iran.

Kryeqyteti më i ndotur në botë sot në mëngjes ishte Neë Delhi (Indi) me një indeks prej 639, ndërsa Lahore i Pakistanit regjistroi 361. Në Sarajevë ishte 228 dhe në Shkup 167. /tesheshi.com/