Dy shqiptarë janë dënuar në Britaninë e Madhe për shkak se akuzohen për kultivim kanabisi në Barry.

Sipas mediave angleze dy të arrestuarit janë Ervis Truni 20-vjeç dhe Migen Dragjoshi 31-vjeç. Ata ranë në pranga më 27 maj, pas një bastisje në banesën e tyre në Dock Vieë Road. Policia gjeti gati 200 bimë kanabis e përkthyer në para do të thotë 390 mijë paundë.

Gjykata e Cardiff Croën dëgjoi se si të pandehurit kishin mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme dhe mund të ishin viktima të skllavërisë moderne të shfrytëzuar nga kriminelët.

Truni u tha detektivëve se ai u largua nga vendlindja e tij pasi kishte frikë nga gjakmarrja nga një familje tjetër në fshatin ku jetonte. Ai pretendoi se një granatë ishte hedhur në dhomën e tij të gjumit në Shqipëri. Kjo kishte shkaktuar frikë tek ai dhe në këtë mënyrë kishte vendosur që të largohej.

Nga ana tjetër Dragjoshi u kishte thënë policisë pas arrestimit të tij: “Unë erdha në Mbretërinë e Bashkuar pasi takova një grup në Francë. Ata thanë se do të më jepnin punë në Britani dhe jeta ime do të përmirësohej. Kam arritur në një kamion me koston e 15,000 paundësh. Në fillim, unë punoja në një lavazh makinash dhe në një vend ndërtimi përpara se të detyrohesha të vija në Barry. Ata thanë se do të më vrisnin mua dhe familjen time në Shqipëri nëse nuk do të bëja atë që thanë. Unë u rraha kur u thashë se nuk mund ta bëja atë punë”

Mes të tjerash shqiptari ka theksuar se në Shqipëri ka një grua e cila është me kancer, ndërsa i duhet të kujdeset edhe për prindërit e tij të moshuar.

20-vjeçari Ervis Truni, tha se ai arriti në Mbretërinë e Bashkuar nëntorin e kaluar dhe fillimisht jetoi në Londër para se të detyrohej shkonte në Barry.

Ai tha: “Ata (gangsterët) më mbajtën një shpatë në fyt dhe më kërcënuan se do të më vrisnin.”

Të pandehurit, të dy pa vendbanim fiks, u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit. Sipas akuzës, ata ishin njerëz me karakter të mirë të mëparshëm pa asnjë dënim të regjistruar kundër tyre.

Gjykatësi, Mark Cotter QC, burgosi të pandehurit për 24 javë secili dhe i urdhëroi ata të paguanin një shtesë prej 128 £ pas lirimit nga burgu.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re