Ish-kryeministri Sali Berisha ka nxjerrë pamjet shpërthimeve të guroren në pronësi të vëllait të deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, Përparim Rraja.

Në video dëgjohet shpërthimi i fuqishëm, ndërsa thërrmohet një pjesë e kodrës ku është vendosur lënda plasëse.

Gjithashtu ka publikuar pamjet e makinerive që punojnë në gurore për marrjen e materialeve.

“Këto janë shpërthimet në guroren e klanit mafioz Rraja, që dëmtuan banesën e familjes Maja! #sb”, shkruan Berisha.

Pikërisht këto shpërthime u bënë shkak për dhunën barbare që familjarët e deputetit të PS-së, dy vëllezërit Xhelal e Flamur, si edhe i biri Rexhep Rraja ushtruan ndaj dy kushërinjve të fisit Maja, Bilbili dhe Jashari.

Fisi Maja kishte denoncuar në polici se këto shpërthime po i dëmtonin banesat dhe fisi Rraja iu kundërpërgjigj duke dhunuar 2 prej tyre me shkopa bejsbolli, grushte e shqelma, akt makabër që e kanë filmuar vetë. Madje në një moment, teksa një prej kushërinjve ishte pa ndjenja në tokë, Flamur Rraja i drejtoi armën në kokë.

“O fisi Rraja, o ne në rrethin e Krujës”

Jashar Maja ka treguar si ndodhi ngjarja e rëndë, teksa ishte duke pirë kafe bashkë me kushëririn e tij, Bilbil Maja.

Ai kërkoi drejtësi nga shtetit, ndërsa deklaroi se nëse autorët nuk marrin dënimin e merituar, do të bëjë vetëgjyqësi.

“Ishim duke pirë kafe me kushëririn kur na sulmuan.  Po bisedonim që plasjet e minave të jenë më të buta. Dy minuta pas kësaj bisede erdhi fisi Rraja e na sulmoi, me shkopinj bejsbolli. Na dhunuan e ofenduan në mënyrën më çnjerëzore.

Unë kërkoj drejtësi nga shteti për këtë ngjarje që ndodhi. Nëse shteti nuk bën drejtësi, do të bëj vetëgjyqësi. Nëse nuk jepet  dënimi i merituar do të bëj vetëgjyqësi. O fisi Rraja, o ne në rrethin e Krujës, nuk i kam borxh. Unë kam dëmtime në shumë pjesë të trupit. Djali i xhaxhait tim ka më shumë dëmtime se unë”, ka deklaruar ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re