Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka dhënë një mesazh të fortë në adresë të klasës politike sa i përket debateve të nisura për rishikimin e reformës në drejtësi.

Ambasadorja amerikane në një deklaratë të dhënë për mediat përpara nisjes së takimi me drejtuesit e Kolegjit të Apelimit të komisionit të Vettingut u shpreh se duhet t’i jepet fund pazareve politike.

“Ne duam që Shqipëria të jetë një aleat i fortë i SHBA-ve, s’mund të jeni në BE pa reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore”, u shpreh Kim.

Më tej ajo theksoi “mesazhi është shumë i qartë. SHBA duan të njëjtën gjë që populli shqiptar. Ne duam që Shqipëria të jetë një aleat I fortë dhe duam që ju të jeni pjesë e familjes europiane. Nuk mund ta keni pa reformën zgjedhore dhe pa reformën në drejtësi. Në këto nuk und të bëni pazare. Është koha të lini lojërat dhe të realizoni reformën zgjedhore sikurse drejtuesit I kanë premtuar popullit shqiptar”.

Ky është mesazhi i dytë që ambasadorja amerikane jep në adresë të politikës shqiptare, duke dhënë sinjale se është kundër asaj platforme prej 14 pikash të shpallur nga presidenti Meta, i cili kërkon rishikimin e reformës në drejtësi.

Këto mesazhe i tha para se të takonte anëtarët e KPA-së, ku pritet te merret vendimi per perjashtim e Luan Dacit.

Po çfarë ndodhi me Luan Dacin? Luan Daci, gjyqtar në shkallën e fundit të vettingut në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u pezullua dhe është marrë në hetim nga Struktura e Posaçme e Anti-Korrupsion pasi ka fshehur të kaluarën e tij duke gënjyer për një shkarkim nga detyra si i paaftë në vitin 1997.

SPAK tashmë e akuzon për falsifikim të dokumenteve Dacin, i cili në momentin që aplikoi për t’u bërë pjesë e trupës së KPA-së e fshehu këtë fakt, që kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko