Kombëtarja shqiptare u nis sot drejt Valencias, ku do të vijojë përgatitjet për ndeshjen ndaj Ukrainës më 31 mars.

 

Dy nga lojtarët e skuadrës nuk udhëtuan drejt Valencias: Arlind Ajeti dhe Ylber Ramadani.

 

Arlind Ajeti u zëvendësua gjatë pjesës së parë të ndeshjes Poloni – Shqipëri dhe, sipas vlerësimeve të para, ka pësuar një luksacion të shpatullës së majtë (scapolo-humerale).

 

Për këtë arsye, ai nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e ardhshme dhe do të kthehet në klub për vlerësimet përkatëse.

 

Ndërkohë, Ylber Ramadani do të kthehet në shtëpi, pasi gruaja e tij është shtatzënë dhe në pritje për të lindur.

 

LEXO EDHE: Dështimi në Play-off/ Humbja ndaj Polonisë shënon fundin e Sylvinhos në stolin kuqezi

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re