Një aksident i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Hanit”, në fshatin Otllak në Berat.Dy mjete që udhëtonin në të njëjtin sens janë goditur më njëri-tjetrin.

Mësohet se mjeti, tip Mitsubishi me targa AB 206 FA ka qënë duke u kthyer në rrugën e fshatit Otllak kur është goditur nga prara nga mjeti tip Ford Fokus, me targa AB 493 CA, ku udhëtonin dy bashkëshortët Qazim dhe Edlira Çallmari dhe fëmija i tyre 9-vjeçar.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur nënë e bir, Edlira dhe Stivi Çallmari,të cilët janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve,pasi kanë marrë disa goditje në trup e kokë.

Dy drejtuesit e mjeteve,Qazim Çallmori dhe Ali Bendo nuk kanë pësuar dëmtime, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të policisë rrugore dhe ekspertë,që pas kryrjes së vendit do të përcaktojnë edhe shkaqet e aksidentit.

Sipas burimeve të para nga vendngjarja, mësohet se shkaktar i aksidentit ka qënë mjeti tip Ford Fokus, në të cilin udhëtonte familja Çallmori.

Mësohet se mjeti ka qënē me shpejtësi dhe ka goditur nga prapa mjetin Mirsubishi./ faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re