Kryeministri Edi Rama u pyet nga kryetarja e Komisionit Hetimor Jorida Tabaku nëse duhet të japë dorëheqjen, pasi dy ministra të kabinetit të tij qeverisës sot janë në burg.

Kreu i qeverisë tha se ndihet krenar për bashkëpunimin që ka pasur me ta por përgjegjësia është individuale.

Jorida Tabaku: Dy ministra në burg nuk është ceshtje krenarie, a duhet të jepni dorëheqjen?

Rama: A je krenare për Berishën? Më thuaj e unë do shpjegoj pse duhet të mendoj ndryshe. Unë jam krenar për punën që bëj jo për të gjitha rezultatet e punëve të mia se jam shumë kritik ndaj vetes e nuk mendoj që cdo punë që bëjmë ne e që unë drejtoj është si duhet e cdo gjë bëhet ashtu si unë do doja, jam krenar realisht për cfarë kemi bërë mirë në këtë vend e se kam bërë vetëm e kam bërë me këta njerëz.Ministrave kur marrin dekretin u them karrigen ta dhashë unë, punën detyrën do e mbash vet, secili mban përgjegjësinë e vet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re