Detaje të reja nga ngjarja makabre e ndodhur në 31 dhjetor, ku shqiptari i Maqedonisë së Veriut Përparim Tela vrau dy motrat Kristina dhe Zhaneta me breshëri plumbash, kanë dalë në dritë.

Vëllai i tyre, Bashkim Metani në një rrëfim për emisionin “Shqipëria Live” ka thënë se, dy motrat janë përdorur prej shumë kohësh për prostitucion nga Tela.

Në rrëfimin e tij, Metani ka thënë se shqiptari i Maqedonisë së Veriut i ka strehuar për një kohë në shtëpinë e tij dy motrat dhe u merrte atyre qira. Në këtë shtëpi jetonte edhe gruaja e Telës.

Përveç kësaj ai ka shtuar hollësi të tjera, duke thënë se Tela i përdorte dy motrat, po ashtu edhe për trafikim fëmijësh. Sipas Metanit, pasi ai i linte shtatzënë ato, Tela u merrte fëmijët dhe i shiste në Greqi. Në bazë të deklaratës së tij janë të paktën dhjetë fëmijë që Përparimi ka trafikuar në Selanik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re