
Një profesor italian, Michele D’Angelo, 44 vjeç, biolog në Universitetin e Aquila dhe shkencëtar me famë ndërkombëtare, prej dy muajsh ndodhet në burgun e Fierit. Shkak është bërë përfshirja në një aksidenti rrugor më 8 gusht në aksin Levan–Fier. Ai akuzohet nga autoritetet shqiptare për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe braktisje të mjetit.
Universiteti dhe parlamentarët italianë e konsiderojnë burgosjen masë joproporcionale, ndërsa kërkojnë zgjidhje të shpejtë.
