Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu ka rezultuar negativ në dy testime që ka kryer për Covid 19. Në një reagim për Fax News, Ndreu është shprehur se e ka bërë dy herë tamponin, i cili i ka dalë negativ, ndërkohë që disa ditë më parë kanë dalë pozitiv dy nënkryetarët e Bashkisë që ai drejton.

Më tej Ndreu është ndalur dhe në një postim në Facebook, po për këtë çështje, duke thënë se në rast se do të jetë e nevojshme bërja e një tamponi të tretë, ai do ta tregojë rezultatin.

“Per dijeni, lidhur me aludime dhe shqetesime miqesh dhe te tjere te interesuar. Kam bere dy tampone deri tani dhe kam rezultu negativ per sa i perket Covid. Nese do kete nje tampon te trete dhe do rezultoj pozitiv, sigurisht qe nuk do e fsheh. Por deri tani s’kam asnje shenje per tu bere merak, apo per te kenaqe oreksin e ndonje kazanxhiu mediatik ketej nga ana jone!”, shkruan Ndreu në postimin e tij.

Gjatë ditës së sotme, Covid 19 duket se ka gjetur përhapje të gjerë në Kuvendin e Shqipërisë, ku kanë dalë pozitiv tre deputetë, Ralf Gjoni, Eljo Hysko dhe Enver Roshi. Po ashtu i prekur nga Covid ka rezultuar dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, gjendja e të cilit paraqitet e mirë.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re