Nga Eduart Halili, FaxNews

Për dy netë me radhe në fundjave, Fax News ka monitoruar punën e Task Forcës Rrugore për të parë më nga afër disa nga shkeljet që kryhen në kryeqytet dhe masat respektive ndaj shoferëve që kryejnë shkelje.

Vetëm gjatë një fundjave, në të gjithë vendin vendosen mesatarisht 4700 gjoba, numër ky gati i dyfishuar krahasuar me vitet e mëparshme, përshkak dhe të një flote të shtuar radarësh.

Një nga problematikat që vihet re rregullisht në kryeqytet janë dhe shoferët që konsumojnë alkool gjatë drejtimit të mjetit, të cilet i përkasin kryesisht moshave 25 deri 45 vjeç.

Shkeljet më të evidentuara nga ana e Policisë Rrugore janë Mosrespektimi i kufijeve të lejuar të shpejtësisë, mosveendosja e rripit të sigurimit dhe përdorimi i celularëve gjatë drejtimit të mjetit.

Mesatarisht pezullohen 230 leje drejtimi në fundjave, gjë e cila tregon numrin e madh të shkeljeve që kryhen në të gjithë vendin.

Vendosja e xhamave të zinj mbi përqindjen e lejuar vijon të jetë një problematikë e theksuar në Shqipëri, ndonëse gjobat janë të majme në rreth 20.000 lekë të rinj.

Pozicionimi keq në korsi ishte një tjetër shkelje e evidentuar gjatë monitorimit, ku sigurisht shoferja u ndëshkua me masën përkatëse.

Per drejtuesit perserites te shkejeve, Kodi Rrugor parashikon saksione me te renda administrative dhe masa plotesuese (pezullim i leje drejtimit). Pra, dyfishin e saksioneve.

Shkelja e shpejtësisë së lejuar në rrugët e kryeqytetit dhe sjellja e shoferit nxiti një nga punonjësit e Task Forcës ti kryente shoferit testin e drogës me pajisjen më rë re Aquila Scan që evindenton të gjitha llojërat e drogërave. Deri më tani e kanë pësuar 4 shoferë që po ngisnin automjetet pasi kishin konsumuar narkotikë, në vetëm pak javë nga hyrja e pajisjes drogëtestuese në Shqipëri.

Ndonëse janë rrugë urbane ku shpejtësia e lejuar është vetëm 30km/h, ka nga ata shoferë që nuk ngurrojnë të ecin deri në 103km/h. Shoferi u ndëshkua me masë administrative dhe pezullim patente.

Një tjetër shofer përsërites në shkelje nuk i shpëtoi gjobës së madhe prej 40 mijë lekësh të rinj. Teksa patrullonim rrugët e Tiranës, një mjet tip Benz kaloi semaforin me të kuqe dhe në vend që t’i bindej urdhërit të policisë për të ndaluar, ai shtoi gazin. Menjëherë 2 makina patrulle dhe dy automjete të paloguara u futën në punë, duke bërë neutralizimin e shoferit, i cili u shoqerua në komisariat.

Në një intervistë me shefin e Task Forcës Rrugore të Tiranës, Ermand Erindi, ky i fundit e bëri të qartë që të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe ky është parim i tyre.

Një nga vështirësitë më të mëdha për punonjësit e Policisë Rrugore është komunikimi me personat e dehur të cilët në shumë raste mund dhe të kundërshtojnë, duke e bërë të vështirë menaxhimin e tyre.

Me rreth 90 mijë gjoba në total për vetëm 4 muajt e parë të këtij viti, lind nevoja patjetër për t’i bërë apel drejtuesve të automjeteve që të bëjnë kujdes  dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Patenta merret sërish, gjoba paguhet, ama jetët njerëzore nuk kthehen më!

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re