Dy ngjarje të ndodhura në harkun e pak ditëve në Fushë-Krujë janë ende të pazbardhura, ndërsa rreth tyre janë zbuluar edhe pistat kryesore të hetimit. Bëhet fjalë për atentatin ndaj Gentjan Bejtjës e Klodian Stafukës dhe shpërthimin me tritol në banesën e Naim Stafukës.

Një burim nga grupi hetimor i tha Fax News se zanafilla e këtyre dy ngjarjave dyshohet të jetë pikërisht rrëmbimi dhe zhdukja pa gjurmë e Enver Stafukës, vëllait të Naimit 6 vite më parë.

Ky i fundit në një prononcim të shkurtër për Fax News rrefeu se “nuk kam çfarë shtoj asgjë nga sa kam deklaruar, përfshirë edhe dyshimet e mia për ngjarjen dhe autorët e saj”, duke pranuar në këtë formë, se vendosja e tritolit në banesën e tij të ketë qenë e porositur si një kërcënim për shkak të deklaratave të bëra nga ai për zhdukjen e të vëllait dhe përmendja e disa emrave.

Këto emra janë personazhe mjaft të njohura të botës së krimit në Fushë-Krujë por jo vetëm. Policia disponon një video regjistrim nga një kamer sigurie pranë banesës së Stafukës, e cila ka fiksuar mjetin me të cilin ka mbërritur dhe është larguar autori, por pamjet janë të paqarta duke pamundësuar specifikimin e llojit të mjetit apo targave të tij.

Ndërkohë, një burim tjetër konfirmoi se gjatë hetimeve nuk është përjashtuar edhe një tjetër pistë për vendosjen e tritolit, rreth dyshimeve se lënda plasëse të jetë vendosur nga vetë pala e dëmtuar për çështje përfitimi të azilit. Një pistë e tillë ka rënë për grupin e hetimit pas marrjes së dëshmive dhe hetimeve të hollësishme.

Por ndërkohë, në këtë drejtim nuk rezulton e njëjta gjë për shënjestrat e atetentatit me armë, Genjtan Bejtja e Klodian Stafuka. I pari një personazh me rekorde penale, dhe i dyti i njohur për njohjen dhe shoqërinë me persona problematik, nuk kanë qenë bindës për hetuesit.

Kjo edhe për faktin se për këtë ngjarje mungojnë provat që mund ti dërgojnë tek autorët, duke ngritur dyshime të forta se mund të jetë planifikuar prej vetë atyre për të përfituar azil.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko