Shpërthimet e kontrolluara do të vijojnë edhe sot në Durrës për të prishur objekte të cilat janë dëmtuar rëndë nga tërmeti I 26 nentorit.

Ministria e Mbrojtjes konfirmoi se këtë të mërkurë efektivët e Batalionit të Xhenios të Forcave të Armatosura po punojnë për shembjen e kontrolluar të 2 objekteve 5-katësh në Shkozet, të klasifikuar si të pabanueshëm nga ekspertët dhe të caktuar për t’u shembur.

Shembja e kontrolluar e objektit të parë është parashikuar të bëhet sot rreth orës 15.00.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re